Ka filluar ndeshja e Kupës së Kosovës në futboll mes Drenicës dhe Ferizajt.
Skuadra e Drenicës luan si vendas në “Liman Gegaj” ndaj Ferizajt, në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës në futboll.
Megjithatë, klubi i Drenicës nuk e ka publikuar fare formacionin zyrtar në rrjetet sociale para fillimit të këtij dueli.
Siç është zakon në futbollin botëror dhe atë vendor, çdo skuadër publikon formacionin zyrtar rreth një orë para fillimit të duelit, megjithatë Drenica nuk i dha aspak rëndësi këtij faktori sot, duke i lënë tifozët të painformuar për 11’shen startuese të vendosur nga Brdaric.
Përkundër Drenicës, skuadra e Ferizajt e publikoi formacionin zyrtar, njëjtë sikurse Drita e Llapi që poashtu luajnë sot…
/GazetaBlic Sport/



