Sporti

Kombëtarja e Portugalisë dëshiron Mourinhon si trajner pas Kupës së Botës 2026

02/10/2026 11:00
nga:Lorik J

Sipas ESPN, Portugalia është gati t’i drejtohet trajnerit të Benfic-s, Jose Mourinho, për rolin e trajnerit kryesor.

Ekipi kombëtar portugez e ka zgjedhur ish-trajnerin e Chelseat dhe Real Madridit si pasardhës të Roberto Martinez. Kontrata e Martinezit skadon pas Kupës së Botës 2026.

E ardhmja e Mourinhos te Benfica ka qenë tashmë subjekt i spekulimeve të forta, me thashetheme që e lidhin atë me një largim.

Klubi portugez do të ndjekë Ruben Amorim nëse Mourinho pranon punën në ekipin kombëtar.

Portugalia do të hyjë në Kupën e Botës 2026 si një nga favoritët e fortë nën drejtimin e Martinez.

/GazetaBlic Sport