Lajme

Hodhi flamurin dhe plisin në bërllok, arsimtari lirohet nga akuza për nxitje të urrejtjes

02/10/2026 09:22
nga:Genita C

Është liruar nga akuza për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit, ish-mësimdhënësi i shkollës “Xhemajl Mustafa”, Muhamet Hajredinaj.

Ai dyshohet se hodhi flamurin kombëtar në shportën e mbeturinave, më 27 nëntor të vitit 2024, në pushimin pesëminutësh mes orës së parë dhe të dytë.

Në Gjykatë, sot u vendosën fjalët përfundimtare për këtë rast.