Lajme

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

02/09/2026 19:13
nga:G B

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet nga ana e tyre.

Aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës