Lajme

Edhe Haradinaj pritet nga presidentja Osmani, flasin për Bordin e Paqes

02/09/2026 18:28
nga:G B

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me presidenten Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

Me të ai ka biseduar për Bordin e Paqes.

Postimi i Haradinajt:

Me ftesë të Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, zhvillova një diskutim mbi Bordin e Paqes dhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

Presidentes Osmani i shpreha vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump. Çdo partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çdo iniciativë ku jemi krah njëri-tjetrit, është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim.