Tottenham Hotspur është në një luftë për të mbijetuar në Premier League, sipas ish-lojtarit të kombëtares angleze Wayne Rooney.
Skuadra e Thomas Frank e zgjati serinë e tyre pa fitore në shtatë ndeshje të shtunën kur humbi 2-0 ndaj Manchester United.
“Spurs” janë të 15-tët në tabelën e Premier Ligës, gjashtë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
“Me formën që po luajnë, është e vështirë të mos i shohësh si skuadra që lufton për mbijetesë. West Ham ka filluar të luajë mirë dhe Nottingham mund të marrë pikë të rëndësishme. Mendoj se ata po kujdesen qartë për veten e tyre”, tha Rooney për BBC-në.
“Frank duket i lodhur, por besoj se klubi do t’i japë atij një shans”, përfundoi ish-lojtari i Manchester United.
/GazetaBlic Sport

