Ish-lojtari i PSG-së, Gregory Van der Wiel, ka zbuluar se nuk ka ndjerë ‘asnjë gëzim’ në vitet e tij si lojtar profesionist i futbollit në nivelin më të lartë.
Në një postim në Instagram, ai shpjegoi: “Futbolli është një burg. Nuk kam shijuar asnjë moment të karrierës sime. Fitova 16 trofe dhe u ndjeva plotësisht i vetmuar. Ndjehesha sikur po e përjetoja si spektator. Sikur të mos isha pjesë e saj. Nuk ndjeva asgjë. Asnjë gëzim, asnjë krenari, asnjë lehtësim. Asgjë.
“Luaja me vështirësi kur duhej të kisha luajtur lirshëm. U përmbava kur duhej të kisha shpërthyer”, tha ai.
/GazetaBlic Sport

