Prokurorja Clarie Lawson, ka paraqitur fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Ajo ka folur mbi pretendimet se si pjesëtarë të UÇK-së kanë heshtur përballë ‘krimeve të luftës’.
“Të ndaluarit janë rrahur brutalisht përfshirë këtu edhe nga Rexhep Selimi, ndërsa 11 të ndaluar kanë vdekur”, pretendon Lawson.
“Thaçi i kishte synimet e qarta. Thaçi i shoqëruar nga Selimi, ia paraqiti UNMIK-ut planin për qeverinë e përkohshme”, tha ajo pos tjerash.
Sipas saj, ish-presidenti Hashim Thaçi po përpiqej të ekzekutonte punë që nuk i takonin.


