Lajme

Prokurori Tieger: Qëllimi i përbashkët i të akuzuarve ishte i qartë gjatë gjithë vitit 1998

02/09/2026 12:34
nga:Genita C

Në deklaratën përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger theksoi angazhimin e të akuzuarve për të realizuar një qëllim të përbashkët gjatë vitit 1998.

Ai vuri në dukje se ky qëllim ka qenë i qartë dhe siç tha, është përsëritur vazhdimisht gjatë këtij periudhe kohore.

“Qëllimi i përbashkët dhe angazhimi i të akuzuarve lidhur me këtë qëllim të përbashkët, është bërë i qartë herë pas here gjatë gjithë 1998-tës”, është shprehur ai

Ndërkaq, në fillim të kësaj deklarate, Tieger ka prezantuar para trupit gjykues dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilat pretendojnë se ata janë fajtorë për krime të kryera gjatë luftës.