Duelet e 1/8 së Kupës së Kosovës zhvillohen këtë mesjavë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar orarin, ku dy ndeshje luhen nesër – dy të mërkurën dhe katër të enjten, shkruan GazetaBlic Sport.
Drenica – Ferizaj dhe Drita – Llapi luhen nesër nga ora 13:00. Klubi nga Skenderaj do ta zhvillojë ndeshjen në Malishevë, shkaku i dëmtimit të fushës së stadiumit të tyre.
Të mërkurën ballafaqohen Dukagjini-Prishtina e Re dhe Prishtina – Ballkani.
Të enjten luhen duelet: Gjilani-Liria, Vushtrria – Vëllaznimi, Trepça 89′ – Malisheva dhe Feronikeli 74′ – Dinamo.
Të gjitha duelet luhen nga ora 13:00, përveç Prishtina-Ballkani që starton nga ora 18:00.
/GazetaBlic Sport



