Lajme

KEK: Mbi 110 mijë MWh më shumë prodhim në dy muajt e fundit

02/08/2026 15:46
nga:G B

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka shënuar rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë elektrike gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026, si rezultat, siç thuhet, i operimit stabil dhe menaxhimit të koordinuar të kapaciteteve prodhuese, veçanërisht përmes operimit njëkohësisht të tri njësive të TC Kosova A.

Gjatë muajit dhjetor 2025, korporata thotë se prodhimi i energjisë elektrike ka arritur 127 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, që përfaqëson rritje prej 27 për qind, respektivisht 46,539 MWh më shumë energji elektrike.

Sakqa, në janar 2026, prodhimi ka shënuar 132.9 për qind të nivelit të janarit të vitit paraprak, që përkthehet në rritje prej 32.9 për qind, apo 63,003 MWh më shumë energji elektrike.

Në total, gjatë këtyre dy muajve, KEK bën të ditur se ka realizuar rritje të prodhimit prej rreth 110 mijë MWh më shumë energji elektrike krahasuar me periudhën përkatëse të viteve paraprake.

“KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, efikas dhe transparent, në funksion të interesit publik dhe forcimit të sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës”, shkruan në njoftim.