Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se ka shënuar rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë elektrike gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026, falë operimit stabil dhe menaxhimit të koordinuar të kapaciteteve prodhuese, veçanërisht funksionimit njëkohësisht të tri njësive të Termocentralit Kosova A, raporton GazetaBlic.
Sipas KEK-ut, në dhjetor prodhimi u rrit për 27 për qind, ndërsa në janar për 32.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Në total, gjatë këtyre dy muajve janë prodhuar rreth 110 mijë MWh më shumë energji elektrike, duke kontribuar në përmbushjen e kërkesës energjetike në vend.


