Lajme

Avokati: Pafajësia e katërshes së UÇK-së, epilogu i vetëm real i procesit në Hagë

02/08/2026 11:19
nga:Genita C

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se dy javët në vijim janë vendimtare në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë, ku palët do të ballafaqohen përfundimisht mbi besueshmërinë dhe vlerën e provave, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, pas fjalëve përmbyllëse pritet mbyllja e çështjes gjyqësore dhe shpallja e aktgjykimit brenda afatit ligjor.

Bajraktari thekson se aktakuza nuk është vërtetuar dhe se pafajësia e katërshes së UÇK-së mbetet, sipas tij, epilogu i vetëm real dhe i drejtë i këtij procesi.