Lajme

Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, policia u gjeti katër thika

02/08/2026 09:16
nga:Genita C

Dy persona të mitur janë arrestuar rreth orës 15:00 në fshatin Prugovc të Prishtinës, nën dyshimin se kanë kanosur një tjetër të mitur.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar katër thika dhe një maskë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe mbetet nën procedura të mëtutjeshme hetimore.