Lajme

Zelensky thotë se SHBA dëshiron një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë deri në qershor

02/08/2026 08:48
nga:Genita C

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se SHBA synon arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë deri në fillim të verës, pavarësisht se bisedimet e deritanishme nuk kanë sjellë përparim për çështjet e territorit dhe garancive të sigurisë.

Ai tha se Uashingtoni dëshiron një afat të qartë dhe ka propozuar një takim mes delegacioneve ukrainase dhe ruse në SHBA, ndoshta në Miami, të cilin Ukraina e ka konfirmuar.

Zelensky theksoi se çdo marrëveshje duhet të përfshijë garanci sigurie dhe se Ukraina nuk do të pranojë vendime për të pa pjesëmarrjen e saj, ndërsa Rusia vazhdon të kërkojë dorëzimin e Donbasit, gjë që Kievi e refuzon.

Deklaratat e Zelenskyt erdhën në të njëjtën kohë me një sulm të madh rus ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, ku u përdorën mbi 400 dronë dhe rreth 40 raketa.

Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në rrjetin energjetik dhe ndërprerje të gjera të energjisë në shumë rajone, përfshirë Lvivin, Rivnen, Kievin dhe Kharkivin, ndërsa temperaturat pritet të bien nën zero.

Autoritetet ukrainase njoftuan për ndërprerje emergjente dhe thanë se ekipet do të nisin riparimet sapo të lejojë situata e sigurisë.