Lajme

I riu nga Drenasi vdes pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

02/07/2026 21:03
nga:Mergim Rreci

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për familjen Bajraktari nga Drenasi, pas vdekjes së djalit të tyre, Lirim Bajraktari, i cili humbi jetën në një aksident rrugor.

“Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin e tij personal, kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajraktari, miqtë dhe të afërmit, duke ndarë dhimbjen me ta në këto çaste të vështira”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Lladrovci ka theksuar se humbja e një të riu është e rëndë për familjen dhe për gjithë qytetarët tanë, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje në këto momente të rënda.