Lajme

Pejë: Aksidentohen ndërmjet vete një veturë dhe një motoçikletë

02/07/2026 20:33
nga:Mergim Rreci

Një aksident rafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Pejë.

Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur ndërmjet vete.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të shkollës për të verbër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Bill Clinton”.

Një veturë e ka goditur një motoçikletë ku kanë qenë dy persona. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë bartur në emergjencën e spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor. Ato janë jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin” tha Gashi.