Lajme

Distria e Artë në Paris, Hamza: Mbrëmje krenarie për Kosovën

02/07/2026 20:03
nga:Mergim Rreci

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar për suksesin e madh të Distria Krasniqit duke siguruar medaljen e Artë në Grand Slamin e Parisit.

Hamza ka thënë se e shtuna është mbrëmje krenarie për Kosovën.

“Distria Krasniqi ngjitet sërish në majë të podiumit në Grand Slamin e Parisit. Ky sukses i saj na tregon se çdo ëndërr bëhet realitet me guxim, punë dhe vendosmëri”, ka thënë Hamza.

“Urime, faleminderit dhe vazhdoni të shkëlqeni! Krenarë me kampionet tona”, ka thënë ai.