Lajme

Qendër për të moshuarit e bujtinë për studentë në Gjilan, ky është projekti i radhës nga Kastrati

02/07/2026 14:01
nga:Sh R

Humanisti Halil Kastrati ka ndarë një lajm të mirë lidhur me aktivitetet e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka bërë të ditur se në Gjilan është realizuar një projekt i ri, i cili përfshin qendrim ditor për të moshuarit, kuzhinë humanitare dhe bujtinë për studentë,i cili pritet të hapet më 16 shkurt.

“Është një megaprojekt që do të inaugurohet në Gjilan më 16 shkurt, para muajit të shenjtë të Ramazanit. Është qendrim ditor për të moshuarit, kuzhinë humanitare dhe bujtinë për studentë. Është megaprojekt dhe ka dalë shumë i mirë”, tha Kastrati në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Me këtë rast, ai ka uruar edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke u dëshiruar agjërim sa më të lehtë të gjithë besimtarëve.