Lajme

Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një person

02/07/2026 09:48
nga:Sh R

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Loxhë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili ka thënë se nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas policisë, edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar, për të cilin Rugova tha se është duke marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë përveç dëmeve të konsiderueshme materiale janë edhe dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, nga ekipi mjekësor është konstatuat se njëra nga të aksidentuarit nuk ka mundur ti përballoj plagët dhe ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.