Aktivistja Elena Uka ka reaguar ashpër sot në emisionin Kosova Live, duke kundërshtuar ashpër pretendimet dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo tha se, pavarësisht spekulimeve dhe përpjekjeve për ta njollosur luftën e UÇK-së, e vërteta është ndryshe.
“Nuk mundet UÇK-në me e mposhtë as Adem Salihaj, as Vudi Xhymshiti, as askush. Gjeneralët ma të mëdhenj të Amerikës i kanë dalë në mbrojtje UÇK-së. E vërteta është ndryshe.”, deklaroi Uka.
Sipas saj, akuzat dhe “skenaret” që po qarkullojnë janë vetëm spekulime, ndërsa faktet flasin ndryshe.
“Këta i qesin spekulimet e skemat e tyre, na ua përplasim të vërtetën”, shtoi Uka.


