Lajme

”Hajna, hajna” – Protestuesit mblidhen para Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës, prezencë e shtuar e policëve

02/06/2026 14:24
nga:Sh R

Një numër i madh protestuesish që kanë arritur pranë objektit të Qeverisë së Kosovës nuk janë lejuar të afrohen afër derës së Qeverisë nga Policia e Kosovës.

Policia ka rrethuar zonën për shkak të numrit të madh të qytetarëve që po marrin pjesë në protestën kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Fillimisht, protestuesit janë mbledhur para objektit të KEDS-it, ndërsa sipas organizatorëve, pjesë e planit ka qenë edhe protestimi para objektit të Qeverisë.