Kuvendi i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar sot buxhetin për vitin fiskal 2026.
Kryesuesi i kuvendit Bekim Kupina, ka falënderuar asamblistët për përgjegjësinë dhe bashkëpunimin, në këtë proces të rëndësishëm për qytetin.
Ndërsa ka thënë se ky vendim hap rrugën për realizimin e projekteve dhe politikave zhvillimore, në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj.
“Ky vendim hap rrugën për realizimin e projekteve dhe politikave zhvillimore në shërbim të Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një qeverisje më funksionale dhe më të përgjegjshme”, ka thënë Kupina.


