Në protestën që po mbahet në Prishtinë kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, janë mbledhur tashmë një numër i madh qytetarësh.
Njëri prej protestuesve, i cili foli për Klan Kosova, tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera bazike.
“Unë vij nga komuna e Malishevës, fshati Lladrovc. Jam pensioner dhe kam dalë kundër shtrenjtimit të rrymës. Rryma nuk është luks, është shtrenjtuar shumë. Me shtrenjtimin e rrymës, të gjitha gjërat ushqimore po shtrenjtohen. Në radhë të parë ka me u shtrenjtu buka, uji veçse është shtrenjtuar, bërlloku, të gjitha gjërat”, deklaroi ai.


