Lajme

Dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosa, po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 65-vjeçarit në Tepelenë

02/05/2026 16:09
nga:Genita C

Palombarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë ende kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit.

Kërkimet vijojnë prej ditës së djeshme. 65-vjeçari dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar palombarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.