Serge Gnabry do të jetë një lojtar i Bayern-it deri në 2028-ën.
Klubi bavarez lajmëroi pak çaste më parë rinovimin e kontratës me sulmuesin 30-vjeçar, i cili këtë sezon gjeti mjaft hapësira në formacion pas dëmtimit të Musiala-s.
“Kur mbërrita këtu nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja për dhjetë vite. Të aktivizohesh për një klub të madh si Bayern-i nuk është aspak e lehtë. Për mua është krenari që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha Gnabry për faqen zyrtare të klubit bavarez.


