Sporti

Zyrtare: Llapi transferon sulmuesin Fiton Ademi

02/05/2026 14:54
nga:Mergim Rreci

KF Llapi ka njoftuar për angazhimin e sulmuesit të qendrës, Fiton Ademi, i cili ka firmosur kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028.

23-vjeçari vjen si kampion me Shkëndijën dhe me përvojën e ndeshjeve në kompeticionet e UEFA Champions League, Europa League dhe Conference League.

Ademi transferohet te Llapi si kampion nga radhët e klubit Shkëndija, me të cilën në edicionin e kaluar ka fituar titullin kampion. Gjatë periudhës së tij te Shkëndija, sulmuesi ka regjistruar 69 paraqitje zyrtare, duke realizuar 16 gola dhe 9 asistime.