Sporti

Meriton Korenica e fiton çmimin për golin më të mirë të muajit tek Cluj

02/05/2026 14:51
nga:Mergim Rreci

Meriton Korenica e ka fituar çmimin për golin më të mirë të muajit tek Cluj.

Sulmuesi kosovar po kalon në një moment të jashtëzakonshëm, duke shënuar dhe duke qenë vendimtar tek skuadra e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Korenica kishte realizuar këtë gol të bukur në fitoren ndaj Metaloglobus, i cili mori edhe vlerësimin e merituar për golin më të mirë.

/GazetaBlic Sport/