Lajme

Rahovec: Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij

02/05/2026 08:54
nga:Sh R

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Rahovec.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj për Klankosova.tv, në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Më datën 04.02.2026, rreth orës 08:35, është raportuar se një mashkull kosovar, i lindur në vitin 1940, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, thotë Policia.