E ardhmja e Alvaro Arbeloas te Real Madridi thuhet se varet nga trofetë e këtij sezoni.
Sipas ESPN, trajneri i përkohshëm do të mbetet në krye sezonin e ardhshëm nëse fiton La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
Arbeloa zëvendësoi Xabi Alonson në fillim të janarit, pasi klubi vendosi të bënte një ndryshim në mes të sezonit.
Hierarkia e Madridit i sheh trofetë si justifikimin e vetëm për vazhdimësi.
/GazetaBlic Sport

