Lajme

Sefaj paralajmëron: Mafia energjetike po shfrytëzon qytetarët e Kosovës

02/04/2026 22:10
nga:Genita C

Juristi Ali Sefaj akuzon se sektorin energjetik të Kosovës e ka kapur një “mafie energjetike” që grumbullon miliona nga qytetarët.

Ai thekson se keqmenaxhimi dhe vendimet e gabuara janë pjesë e një plani të qëllimshëm që dëmton sistemin energjetik.

“Pas të gjitha këtyre dështimeve ka qenë një planifikim – planifikimi i mafisë energjetike që grumbullon miliona mbi kurrizin e qytetarëve të Kosovës. Nuk është e mundur që të gjitha këto të ndodhin pa qëllim. Renovimi i blloqeve dhe menaxhimi i KEK-ut për ka mbetur me ushtures detyre, dhe të gjitha veprimet e marra kanë qenë në dëm të sektorit energjetik. Ata që janë në ZRRE kanë ruajtur vendet e veta, jo interesin publik,” tha Sefaj në rtv21.