Lajme

Latifi: LDK ka me hy me Vetëvendosjen

02/04/2026 21:59
nga:Genita C

Sipas analistit Blerim Latifi “LDK do të hyjë me VV-në” dhe kjo është mundësia e vetme “me shpëtu duke u bërë pjesë e pushtetit”, tha ai në Pressing.

Analisti Blerim Latifi tha se këto dy parti “do ta gjejnë një formulë” për bashkëpunim.

Ai tha se LDK tani është “një parti e vogël”. Duke shtuar se e vetmja mënyrë “me u ballafaqu me fuqinë e madhe të Albin Kurtit, është krijimi i një fronti opozitar”.