Lajme

Koci: Opozita s’merret vesh as kur Kurti ua jep mundësinë për me propozu kandidat për president

02/04/2026 21:17
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka kritikuar opozitën për mungesë uniteti në gjetjen e një kandidati për President, duke thënë se ajo nuk po arrin marrëveshje as mes vete e as për një kandidat konsensual, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, interesat personale po e bllokojnë shtetin, ndërsa kjo situatë i mundëson kryeministrit Albin Kurti të qëndrojë gjatë në pushtet pa rezultate domethënëse në qeverisje.