Lajme

Zemaj: Siguria globale dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë objektivat kryesore tona

02/04/2026 18:49
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, gjatë vizitës së tij në Capitol Hill, theksoi se siguria globale dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë prioritetet kryesore të vendit, raporton GazetaBlic.

Ai shtoi se miqësia me SHBA-në nuk është vetëm diplomatike, por ka “dimensione reale dhe të prekshme”. Zemaj falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.