Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit 2000, duke i cilësuar ato si pjesë të planeve shtetërore serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se gjatë atij muaji u ekzekutuan 10 qytetarë, u plagosën 25 të tjerë dhe rreth 12 mijë banorë u dëbuan nga pronat e tyre.
Sveçla theksoi se këto krime kërkojnë drejtësi dhe se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për kthimin e familjeve shqiptare të dëbuara dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ai gjithashtu theksoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë të kërkojë dorëzimin e kriminelëve të luftës dhe të sigurojë që paqja dhe drejtësia të mbizotërojnë përgjithmonë.
Postimi i plotë:


