Sporti

Arbër Prekazi pas prezantimit tek Prishtina e Re: Kohët e vështira kërkojnë njerëz të fortë, bashkë do t’ia dalim!

02/04/2026 18:04
nga:Lorik J

Arbër Prekazi u largua nga Feronikeli 74′ në janar, për t’u transferuar në Superligë tek ekipi i Prishtinës së Re.

Prekazi para pak çasteve ka ndarë disa fotografi të prezantimit tek klubi i ri, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi kosovar thotë se rruga nuk do jetë e lehtë, por bashkë do t’ia dalin, ku i referohet mbijetesës, pasi Prishtina e Re ka këtë objektiv në edicionin 2025/26.

Ja postimi i tij:

“E PA MUNDURA OSHT VEQ OPINION.
Rruga e lehtë nuk është gjithmonë ajo e duhura. E kohët e vështira kërkojnë njerëz të fortë .
Nga sot jam pjesë e KF Prishtina e Re, si gjithmonë gatshëm për sfida të vështira .
Bashkë do t’ia dalim me lejen e Zotit”, ka shkruar Prekazi në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport