Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në takim deputetin e zgjedhur të LDK’së, Ukë Rugovën, që është djali i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.
Shehu ka thënë se Uka ka konfirmuar që do të jetë zëri i junikasve në Kuvendin e Kosovës, si dhe do të ofrojë kontributin e tij pa rezervë në shërbim të Komunës së Junikut.
Për Presidentin Historik, Shehu ka thënë se është jo vetëm arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, por edhe ideator dhe themelues i Komunës së Junikut.
“Faleminderit deputetit Ukë Rugova për vizitën dhe përkrahjen e tij për Junikun”, ka shkruar Shehu.


