Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ishte i kënaqur me kualifikimin e ekipit të tij në finalen e Kupës së Ligës pas një fitoreje 1-0 kundër Chelseat në ndeshjen e dytë dhe një rezultati të përgjithshëm 4-2 që i dërgoi “Topçinjtë” në Wembley.
“Këto janë vitaminat më të mira që mund t’i marrim në trup sepse luajmë çdo tre ditë”, tha Arteta pas ndeshjes së dytë në Emirates, transmeton GazetaBlic Sport.
Spanjolli këmbënguli se rikthimi në Wembley për herë të parë që kur udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores në finalen e Kupës FA gjashtë vjet më parë (përsëri kundër Chelseat) ishte magjik, përpara se të shtonte: “Tani do të duhet të shkojmë dhe ta fitojmë atë.”
/GazetaBlic Sport/


