Fituesi i Topit të Artë 2022, Karim Benzema, e ka përshkruar klubin e tij të ri, Al Hilal, si “Real Madridi i Azisë”.
Sulmuesi francez e forcoi Al Hilal me një transferim nga Al Ittihad, i cili nuk u prit mirë nga tifozët e ekipit të tij të mëparshëm, tranmseton GazetaBlic Sport.
“Al Hilal është si Real Madridi i Azisë”, tha Benzema në intervistën e tij të parë si lojtar i Al Hilal.
Ky transferim u prit negativisht edhe nga Cristiano Ronaldo, i cili besonte se transferimi i Benzemas nga Al Ittihad në Al Hilal ishte në kundërshtim me parimin e mundësive të barabarta midis klubeve të mëdha dhe i jepte njërës skuadër një avantazh të madh ndaj të tjerave në garën për titullin e kampionatit.
/GazetaBlic Sport/


