Lajme

Vendimi i KQZ-së/ Arifi: Skenar politik i VV-së, kinse për ta “zhdukur” Listën Serbe

02/04/2026 11:34
nga:G B

Politologu Dritëro Arifi, ka thënë se mos certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe është skenar politik i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se kjo po bëhet për të fituar poena politik dhe këtë e ka arritur, marrë parasysh rezultatin e fituar në zgjedhje.

“Ky nuk është skenari i parë që po bëhet me të njëjtën temë, pra u bënë disa herë dhe ky është skenar politik i VV-së, për ta shpërqendruar vëmendjen dhe për të fituar poena popullist dhe realisht mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ia kanë arritur qëllimin me sukses në këtë pikë, pra kinse duke u treguar të suksesshëm për ta “zhdukur” Listën Serbe, mirëpo në fakt realisht po e arrijnë qëllimin e vet në politik që në popullatë kanë simpati që janë të palëkundur në si  njëfarë merite këtë çështje dhe kjo u pa edhe në zgjedhje për atë çfarë kanë qëndruar deri tash”, ka vlerësuar ai.

Arifi e ka parë të parëndësishëm reagimin e ambasadës së SHBA-ve e BE-së, teksa thotë se VV-së nuk i bëhet vonë pasi është çështje e brendshme politike.

“Sa i përket reagimit të ambasadave mu duk pak i parëndësishëm në këtë rast sepse derisa është politikë e brendshme, VV-së nuk i bëhet vonë për këtë çështje, popullata e ka votuar pikërisht këtë qasje, kështu që jemi në pozitat që kemi qenë edhe më herët”, ka deklaruar Dritëro Arifi./Gazeta Blic/