Ylli kolumbian i futbollit, James Rodriguez, është në prag të një transferimi sensacional në Major League Soccer (MLS).
Klubi amerikan Minnesota United është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me lojtarin, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas informacioneve, negociatat mes dy palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare. E tëra çfarë mbetet është të sqarohen detajet e fundit të marrëveshjes përpara se transferimi i yllit kolumbian të finalizohet zyrtarisht.
Kjo pritet të ndodhë shumë shpejt, duke sjellë një nga lojtarët më të njohur të Amerikës së Jugut në Kampionatin Amerikan.
Vetë James Rodriguez duket i entuziazmuar për mundësinë e vazhdimit të karrierës së tij në Minesota. Ai i nxiti më tej spekulimet rreth të ardhmes së tij duke postuar një foto interesante në rrjetet e tij sociale. Fotografia e tregon atë duke udhëtuar me një avion privat, të cilin tifozët dhe analistët e kanë interpretuar si një shenjë të qartë se transferimi është gati të finalizohet.
View this post on Instagram


