Dy persona janë arrestuar në fshatin Druarë të Vushtrrisë pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë rrahur një tjetër.
Policia bën të ditur përmes raportit se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin me viktimën mashkull kosovar, të njëjtit dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


