Sporti

Guardiola me ironi: Jam i mërzitur me pronarët, nuk shpenzojmë mjaftueshëm

02/03/2026 18:50
nga:Lorik J

Manchester City po përgatitet të presë Newcastle United nesër në mbrëmje, të mërkurën, në stadiumin Etihad, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Ligës Angleze për sezonin 2025/2026.

City hyn në ndeshje me një avantazh të qartë pasi futi një këmbë në finale, pas fitores së tyre 2-0 jashtë fushe në ndeshjen e parë, me gola nga Antoine Semenyo dhe Rayan Cherki.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, trajneri spanjoll Pep Guardiola foli për politikën e shpenzimeve, duke thënë: “Jam i trishtuar sepse Manchester City renditet i shtati në listën e klubeve që shpenzojnë më shumë në Premier League gjatë pesë viteve të fundit. Nuk e kuptoj pse pronarët nuk shpenzojnë më shumë para. Jam pak i mërzitur me ta sepse po konkurrojmë me gjashtë ekipe që shpenzojnë më shumë se ne.”

/GazetaBlic Sport