Joan Laporta, president i FC Barcelona, shprehu pakënaqësinë e tij me arbitrimin në ndeshjen e fundit midis Real Madridit dhe Rayo Vallecano në La Liga, duke pohuar se skuadra mysafire ishte qartësisht në disavantazh nga rrjedha e ndeshjes.
Laporta tha: “Ishte një ndeshje ku dy lojtarë të Rayo Vallecano u përjashtuan, ndeshja u zgjat me dhjetë minuta shtesë ndërsa rezultati ishte i barabartë, dhe më pas u dha një penallti në minutën e fundit, dhe penalltitë janë gjithmonë të diskutueshme.”
Presidenti i Barcelonës shpjegoi se po flet nga perspektiva e tij si një tifoz futbolli, duke deklaruar: “Ka penallti që nuk do t’i kisha dhënë sepse, sipas mendimit tim, ato nuk janë të sakta. Mbrojtësi e prek dobët topin, humbet ekuilibrin, ngre këmbën dhe nuk e godet sulmuesin për ta rrëzuar, dhe mendoj se vendimi ishte i ekzagjeruar.”
Laporta gjithashtu kritikoi në mënyrë indirekte kanalin e Real Madridit, pa e emëruar atë, duke thënë: “Është e çuditshme që një klub me një kanal televiziv të dedikuar për të folur për çështje të parëndësishme, thotë vazhdimisht se gjyqtarët e dëmtojnë atë.”
/GazetaBlic Sport


