Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të PZAP-it.
Ai për GazetaBlic tha se duhet pritur 48 orë për të parë nëse do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve.
Nëse nuk parashtrohen ankesa, KQZ duhet të mblidhet për certifikimin e rezultateve zgjedhore, pas së cilës Presidentja hap rrugën për caktimin e seancës konstituive të Kuvendit, e cila duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i zgjedhjeve.
“Duhet pritur nëse brenda 48 orëve të ardhshme do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it nga palët e pakënaqura. Nëse nuk ka ankesa në Supreme pas 48 orësh, KQZ duhet të mblidhet dhe t’i certifikojë zgjedhjet. Nga momenti i certifikimit të rezultateve hapet rruga që Presidentja të caktojë seancën e konstituimit të Kuvendit, e cila duhet të mbahet dhe të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve”, tha ai për GazetaBlic.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së për mosnjohje të rezultateve të Listës Serbe


