Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për mosnjohje të rezultateve zgjedhore të Listës Serbe.
Vendimi u publikua në faqen zyrtare të PZAP-së, për çka konstatohet se qëndrimet e KQZ-së nuk ishin të drejta dhe të ligjshme.
“PZAP konstaton se KQZ nuk ka ofruar asnjë arsyetim ligjor për refuzimin e shpalljes së rezultatit përfundimtar…për subjektin Lista Serbe dhe kandidatët e saj. Vendimi i KQZ-së është i mangët, jo i plotë dhe nuk i ka trajtuar çështjet thelbësore as faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për shpalljen e rezultatit përfundimtar”, thuhet në vendim.


