Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Emiratet e Bashkuara Arabe me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe adresimi i sfidave të përbashkëta, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të forta me vende në mbarë botën.
Postimi i plotë:
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.
Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën. 🇽🇰 🇸🇱


