Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar se e ka dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai tha se bëhet fjalë për dëmtim të interesit publik.
“Sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja.Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”.


