Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë në Malishevë, duke e dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim.
Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili.
Sipas vendimit të gjykatës, Lazoviq është gjetur fajtor se gjatë luftës ka arrestuar, ndaluar, torturuar dhe keqtrajtuar fizikisht e psikikisht rreth 500 qytetarë civilë shqiptarë, të cilët nuk kishin qenë të përfshirë në konflikt.
Po ashtu, gjykata konstatoi se i njëjti ka kryer arrestime të paligjshme, keqtrajtime psikike, dëmtime masive dhe shkatërrime të pronës së civilëve.
Lazoviq, i cili para se t’i caktohej masa e paraburgimit kishte jetuar në Leposaviq, ishte vetëdeklaruar i pafajshëm gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur më 4 dhjetor 2024.


