Lajme

Hyn në fuqi marrëveshja Kosovë-Itali për eliminimin e tatimit të dyfishtë

02/03/2026 13:43
nga:G B

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë, parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies së tij ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Itali, e cila ka njoftuar qytetarët dhe komunitetin e biznesit për përfitimet konkrete që sjell kjo marrëveshje për individët dhe investitorët në të dyja shtetet.

Marrëveshja garanton që të ardhurat të mos tatohen dy herë, si në Kosovë ashtu edhe në Itali, ndërsa tatimi i paguar në njërin shtet njihet si kredit tatimor në shtetin tjetër, në përputhje me rregullat përkatëse. Po ashtu, ajo përcakton rregulla të qarta për tatimin e pagave, profesioneve të lira dhe veprimtarive afariste.